Përbërja e Qeverisë gati, nesër i propozohet Kuvendit
Propozim përbërja e qeverisë së re është kompletuar dhe së bashku me programin nesër duhet t’i parashtrohet Kuvendit, përderisa votimi pritet të ndoshë fundjavën e ardhshme. Kandidatët prë anëtarë të qeverisë nga koalicioni “Maqedonia Jote” mbrëmë u konfirmuan nga Komiteti ekzekutiv dhe qendror i VMRO-DPMNE-së. Nga “Maqedonia Jote” në qeveri do të ektë 15 anëtarë, prej të cilëve tre në vende zëvendëskryeministrash, kuadro nga koalicioni VLEN do të udhëheqin me pesë ministri dhe do të kenë një vend zëvendëskryeministri, ndërsa dy resorë ministrish do të kryesojë partia ZNAM – Për Maqedoninë tonë.
“Nga trupat partiak mora mandat për negociata dhe për përbërje të qeverisë së re dhe ato përfunduan me sukses. Qeveria e re do të përbëhet nga partitë të cilat janë pjesë e koalicionit Maqedonia Jote, koalicionit VLEN dhe partisë politike ZNAM, qeveri e cila ka mbështetje të gjerë nga elektorati mbi 600.000 vota të fituara në zgjedhjet të cilat përfunduan më 8 maj, dhe jam i sigurt për mbështetje prej 2/3 për disa zgjidhje të caktuara ligjore, vendime reformuese ligjore të cilat në periudhën që pason do të sillen në Kuvend”, tha mandatari dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski mbrëmë në konferencën për shtyp pas mbledhjeve të Komitetit qendror dhe ekzekutiv.
MKickoski tha se gjatë zgjedhjes së potencialit dhe zgjidhjeve kadrovike për përbërje të qeverisë së re është udhëhequr nga parimet për ndershmëri dhe përkushtim, siç theksoi – të jenë njerëz të cilët do të japin energji të madhe në procese dhe tërësisht do të japin mund për realizim të qëllimeve të projektuara ambicioze.
Zgjidhja kadrovike për sekretarin e përgjithshëm të qeverisë paralajmëroi se do të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe do të dihet shumë shpejtë dhe do të jetë në rend dite të mbledhjes së parë të qeverisë.
Mickoski pret sot t’i marrë edhe zyrtarisht propozimet nga partnerët e koalicionit dhe në Parlament nesër t’i parashtrojë propozim-përbërjen dhe programin për punë të qeverisë në mënyrë që të votohet gjatë fundjavës së ardhshme.
“Pres realizim të suksesshëm përkatësisht votimi të përfundojë gjatë fundjavës së ardhshme 22-23 qershor”, deklaroi Mickoski.
Për ndryshimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale me të cilat parashihet të mos ketë zgjehdje të parakohshme në komuna, kryetarët e të cilave do të kalojnë në pushtetin ekzekutiv konsideron se do të votohet pam kushte nga të gjithë.
Qeveria e re do të ketë 20 ministri, katër më shumë se e tanishmja, pasi që para një jave u miratuan ndryshimet për riorganizim të administratës shtetërore, për të cilat ishte siguruar shumicë prej dy të tretash me disa nga deputetët e Frontit evropian. Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën muajin e kaluar koaliconi “Maqedonia Jote” fitoi 58 deputetë, VLEN-i 14 dhe ZNAM 6 deputetë.