Lajme Maqedoni e Veriut

Ibrahimi: VLEN ka bërë një avancim shumë të lartë të përfaqësimit të shqiptarëve krahasuar me qeverisjet e kaluara të BDI-së me VMRO-në

Në kuptim të përqindjes ne si shqiptarë jemi të përfaqësuar në të gjithë pushtetin ekzekutiv diku mes 27 e sipër për qind. Këtë e deklaroi Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, duke shtuar se kjo diku është 30% e diku 25% dhe kjo varet nga resori.
“Ne e kemi ruajtur përfaqësimin e shqiptareve në ekzekutiv. Në këtë aspekt kemi bërë edhe krahasime të sakta numerike, dhe jemi në ato pozicione që ka qenë edhe Qeveria e kaluar, LSDM-BDI-ASH”, tha Ibrahimi.
Ai shtoi se duhet të potencohet edhe një fakt tjetër se kur BDI ka bërë Qeveri me VMRO-në në vitin 2014, nuk i ka patur as gjysmën e këtyre resorëve dhe nuk ka patur as kryetarë të Kuvendit.
“Ne jemi në gjendjen kur kjo VMRO e ka siguruar shumicën edhe pa numrin e deputetëve shqiptarë kurse ne arrimë që ta imponojmë postin e kryetarit të Kuvendit”, deklaroi Ibrahimi.
Ai tha se koalicioni VLEN ka bërë një avancim shumë të lartë të përfaqësimit të shqiptarëve krahasuar me qeverisjet e kaluara të BDI-së me VMRO-në .
“Unë mund t’ju sigurojë që shqiptarët janë mjaftueshëm mirë të përfaqësuar edhe aty ku nuk do e kemi ministrin, do të kemi në postet e tjera ndër ministrin me të cilin do të jemi të përfaqësuara edhe në si shqiptarë”, tha Ibrahimi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *