Lajme Maqedoni e Veriut

Zv/ministri i Arsimit: Libra të gjuhës shqipe do të ketë

Zv/mimistri i Arsimit, Lulzim Aliu ka sqaruar opinionin në lidhje me tesktet shkollore, konkretisht me lëndën e Gjuhës shqipe.

Ali thotë se si rrjedhojë e keqinterpretimit dhe keqkuptimit të deklaratës së ministres së arsimit dhe shkencës, z. Janevska u krijua hutia se nuk ka tekste shkollore për lëndën e Gjuhës shqipe. Sipas tij, ky dezinformim është i qëllimshëm për të krijuar huti.

Nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkecës tani më janë përgatitur dhe janë distribuar tekstet shkollore për lëndën e Gjuhës shqipe për arsimin fillor sipas konceptit të ri për arsimin fillor, nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë. Janë në proces tekstet për klasën e shtatë, meqë këtë vit duhej të vazhdohej me konceptin e ri, ndërkaq klasa e tetë dhe e nëntë vazhdojnë sipas programit të vjetër dhe librat janë, sipas programeve ekzistuese.
Kjo ka të bëjë me tekstet shkollore për lëndën e Gjuhës shqipe“, ka thënë zv/ministri i Arsimit.

Aliu thotë se janë të pa vërteta deklarimet e më hershme, nga ana e ish ministrit i cili deklaronte se janë siguruar të gjitha librat për të gjithë lëndët e arsimit fillor dhe se të njëjtët janë shpërndarë nëpër shkolla.

Kjo është e pa vërtetë. Nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës sot po bëhen përpjekjet maksimale që deri në fillim të vitit shkollor të sigurohen pjesa më e madhe e teksteve shkollore që janë miratuar nga Komisioni nacional i librave, por akoma nuk janë të gjithë librat. Kjo është e vërteta sa u përket teksteve shkollore“, ka thënë më tej Aliu.

Sipas tij, libra të Gjuhës shqipe do të ketë, punohet që të sigurohen edhe tekstet e tjera që janë në procedurë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *