Lajme Maqedoni e Veriut

VMRO-DPMNE: LSDM të mos fshihet pas BDI-së, e kanë vjedhur shtetin

LSDM nuk duhet të fshihet pas BDI-së, e grabitën shtetin nga qytetarët mesatarë për t’u bërë milionerë dhe tani po kërkojnë mënyra që të mos mbajnë përgjegjësi, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

“Ali Ahmeti mund të jetë i shqetësuar për nipërit që hynë në biznese miliona dollarëshe, pa asnjë qindarkë dhe tani kur duhet të japin llogari, ai bën thirrje për veting ndërkombëtar dhe komploton për të destabilizuar shtetin”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Nga partia në pushtet thonë se ashtu si Ali Ahmeti, edhe LSDM-ja nuk kërkuan veting ndërkombëtar kur MEPSO i kishte shlyer një borxh prej 14 milionë eurosh djalit të Musa Xhaferit dhe disa kompanive të tjera të afërta me ta. Nuk ka pasur asnjë kërkesë për veting ndërkombëtar edhe kur vëllai i Filipçes ka hyrë në biznesin e energjisë elektrike me Vice Zaevin.

“Po vjen koha kur LSD dhe BDI duhet të tregojnë se si Zaevët dhe Filipce u bënë milionerë, si u futën në bizneset e rrymës, si Artan Grubi i ndoqi nënkontraktorët e rrugëve. LSD dhe BDI e dinë se po vjen koha e përgjigjeve, pse kanë ndodhur ndryshimet dhe askush nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *