Rreth 55 për qind e amerikanëve nuk duan që SHBA ta ndihmojë Izraelin
55% e amerikanëve tani kundërshtojnë dërgimin e trupave amerikane për të mbrojtur Izraelin nëse ai sulmohet nga fqinjët, sipas sondazhit të bërë nga Këshilli i Çilagos për Çështjet Globale.
Ndërkaq, vetëm 41% e mbështesin një veprim të tillë, tregon sondazhi.
Ky është niveli më i ulët i mbështetjes së publikut amerikan për Izraelin që nga fillimi i sondazhit në vitin 2010.