Lajme Maqedoni e Veriut

VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, ama bashkë me Frontin multietnik të jetë opozitë e mirë

Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj pretendimeve të Ali Ahmetit se vendimi i KSHZ-së për rivotim në disa vendvotime, është i padrejtë dhe tendencioz. Nga VLEN-i i rikujtojnë Ahmetit se Fronti Europian është multietnik e jo përfaqësues i shqiptarëve.

“Ne e kemi për obligim ta informojmë drejtë se, në radhë të parë në KSHZ, nuk ka pasur mbivotim etnik, por ka pasur votim unanim të bazuar në dëshmi se Fronti multietnik i udhëhequr nga BDI, më 8 maj ka bërë shkelje të procesit zgjedhor dhe manipulim të votës shqiptare. Ky vendim është sjellë edhe me votën e anëtares së BDI-së në KSHZ. Rikujtojmë z. Ahmeti se ankimime si të VLEN-it, BDI ka bërë në zgjedhjet e vitit 2021. Por për dallim nga atëherë, tani edhe Gjykata Administrative ka dëshmuar se BDI ka manipuluar gjatë procesit zgjedhor të 8 majit. Deklaratat e z. Ahmeti ku dëshiron që Frontin multietnik ta paraqes si përfaqësues i shqiptarëve nuk mbajnë aspak, sepse Fronti vetë është deklaruar që është një koalicion multietnik me koncept qytetar. Ndërsa VLEN është opsioni i vetëm shqiptar në vendin tonë. Të gjithë e kanë të qartë se pasi Ali Ahmeti e ka kuptuar se e ka humbur pushtetin, e ka humbur dhe kontrollin, por i bëjmë thirrje që, nëse e do përspektivën europiane të vendit, duhet të rrijë i qetë, të udhëzojë partnerët e Frontit multietnik që bashkërisht të jenë opozitë konstruktive, të mbështesin çështjet që janë në interes të shqiptarëve, siç kanë bërë partitë e VLEN-it si opozitë e deritanishme dhe të lejojnë që drejtësia të veprojë. Kur drejtësia vepron sipas ligjit, atëherë rruga eurintegruese e vendit është e garantuar.”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *