Lajme Maqedoni e Veriut

Ali Ahmeti “e bën ispatë” me gojën e vet se po bëhet gati për n’opozitë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot ka mbledhur kryesinë e partisë së tij në Reçicë, në një mbledhje të jashtëzakonshme, pas vendimit të Gjykatës Administrative për t’i hedhur poshtë të gjitha paditë e Frontit Evropian mbi vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për rivotim në 7 qendra votimi në kuadër të njësitë së pestë dhe njësisë së gjashtë zgjedhore.

Ahmeti para takimit tha se përsëritja e votimeve, që u bë me kërkesë të partive tjera, bëhet me të vetmin qëllim, e ajo është siç tha, BDI mos të jetë partia e dytë në shtet.

“Ky moment vjen pas një analize të përbashkët që kanë bërë VMRO-ja me LSDM-në për t’i përsërit këto vendvotime, me qëllimq ë bashkimi i Frontit të mos jet parti e dytë në vend. Por edhe nëse negociatat që do të bëhen mes partive politike që akoma janë në vazhdim e sipër, për çdo eventualitet, pa paragjykuar këtu rezultatin e negociatave, por nëse Fronti mbetet në opozitë, do të jet përfaqësuese e shtetit në të gjitha institucionet e shtetit ato kompetencat të cilat i ka opozita”, deklaroi Ahmeti.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *