Lajme Maqedoni e Veriut

Takimi i ministrit Murtezani me ambasadoren e Norvegjisë Melsom

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mbajti takim me ambasadoren jo-rezidente të Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Beograd, SH.S. Kristin Melsom.
Negociatat aderuese, Plani i rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, marrëdhëniet bilaterale dhe ngjarjet në vend ishin fokus i bisedës në takimin e sotëm.
Ministri Murtezani shprehu mirënjohje ambasadores Melsom, duke theksuar se edhe pse Norvegjia nuk është vend anëtar i BE-së, ajo është mike dhe mbështetëse e rëndësishme në realizimin e prioriteteve dhe qëllimeve strategjike lidhur me integrimin e vendit në BE, që shihet edhe përmes mbështetjes Nordike për progresin e Maqedonisë së Veriut, projekt i ko-financuar nga Norvegjia dhe Suedia, ndërkaq i zbatuar nga UNOPS Shkup. Projekti “Mbështetja Nordike për progresin e Maqedonisë së Veriut” mbështet Ministrinë për Çështje Evropiane në përcaktimin dhe prioritizimin e ndihmës teknike të nevojshme për negociatat aderuese me BE-në dhe në drejtim të ekspertizës në fushat kritike të reformave.
Përmes këtij projekti u ofrua mbështetje e konsiderueshme lidhur me rolin koordinues të institucionit në kontekst të euro-integrimeve, ndërtimin e kapaciteteve, përmirësimin e IT infrastrukturës dhe Qendrës së trajnimeve, përkthimi i legjislacionit të BE-së nga anglishtja në maqedonisht dhe anasjelltas.
Bashkëbiseduesit theksuan gatishmëri për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe mbajtjen e koordinimeve me ambasadën e Norvegjisë për zbatimin dhe kahësimin më efikas të bashkëpunimit zhvillimor bilateral.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *