Adnan Azizi, BDI-së: Shteti ju takon qytetarëve, a ju nuk e keni mall babe ta ndani e ta shisni copa copa!
Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka komentuar idenë e BDI-së për ndarjen e Maqedonisë së Veriut në rajone.
Azizi shkruan se BDI vjen nga Agjenda e Gjelbërtë në Agjendë Nacionale, ndërsa këtë, sipas tij, ata e bëjnë jo për shkaqe kombëtare por për pazare.
“Shteti u takon qytetatëve, a ju nuk e keni mall babe, ta ndani e ta shisni copa copa!
BDI deri sa ishte në Qeveri, e vodhi popullin pa karar, e shkatërroi çdo institucion të shtetit dhe e bëri jofunksional, e tani thonë se gjoja duan ta ndajnë.
Kjo dëshmon mendësinë e tyre, se shteti është një pronë private e tyre, të cilën mund ta trajtojnë si të duan ata.
Edhe pse jemi të vetëdijshëm se këtë çështjen e ndarjes e kanë politikë ditore për të tentuar të shpëtojnë nga përgjegjësia për krimin që e kanë bërë, po bëj sikur u besoj në qëllimin e tyre dhe po i pyes: Derisa ishit në pushtet absolut e vodhët shtetin në çdo aspekt të mundshëm, tani që jeni në opozitë, mos vallë, dëshironi ta ndani dhe ta shisni copa copa?!
E jo, unë u garantoj se kjo ëndërr nuk do u realizohet, pasi shtetin e miletin nuk e keni mall babe, por se shteti është pronë e gjithë qytetarëve”, ka shkruar Azizi.