Shteti nuk do t’i ndihmojë sportistët që reklamojnë bastoret dhe kazinotë
Në një intervistë për Res Publika, ministri i Sportit, Borko Ristovski thotë se do t’u ndërpritet ndihma shtetërore sportistëve që reklamojnë lojërat e fatit, përcjell TV21.
“Sportin do ta kthejmë në vendin që i përket në shoqërinë e Maqedonisë, janë siguruar para për vauçerë, nuk kam ndërmend të komunikoj me Daniell Dimevskin, sportistët dhe punëtorët e sportit nuk guxojnë ta reklamojë industrinë e lojërave të fatit dhe ata që bëjnë këtë, do të humbasin ndihmën shtetërore”, theksoi Ristovski.
“I referohet edhe reklamave të pikave të basteve, i referohet edhe sjelljeve të pahijshme, në përgjithësi, të gjithë presidentëve që sillen kështu, në vendin e tyre të punës dhe jashtë tij. Duhet të krijojmë gradim, t’u themi se deri këtu mjafton, dhe të gjithë ata që marrin ndihma shtetërore dhe reklamojnë kazino dhe bastore, duhet t’u ndërpritet ndihma që marrin nga shteti, sepse mendoj se është e pahijshme për çdo sportist që të reklamojë reklamojë baste sportive”, pohoi Ristovski./tv21.tv