Lajme Maqedoni e Veriut

Sali i përgjigjet Bekteshit për flamurin në Kuvend: Që të ishte i hequr do të duhej fillimisht të ishte i vendosur nga Xhaferi

Që të ishte e hequr do të duhej të ishte e vendosur aty. Kështu tha Bekim Sali, lidhur me akuzat e ministrit të ekonomisë në ikje, Kreshnik Bekteshi, i cili ka shpërndarë një fotografi nga Kuvendi, e ku sipas tij me ardhjen e Gashit mungon flamuri shqiptar.
“Për fat të keq atë zyrë zotri Afrim Gashi e kishte marrë në atë gjendje dhe fotografia është bërë dy minuta pasi është marrë detyra dhe kemi hyrë në atë zyrë për të uruar zotrin Gashin për detyrën e re. I kemi shumë fotografi të ditës së nesërme në të cilën shihet qartë identiteti i kryetarit të ri të parlamentit”, u shpreh Bekim Sali, kryetar i Alternativës, pjesë e koalicionit VLEN.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *