Lajme Maqedoni e Veriut

Bekim Sali: Do jem zëri i qytetarëve, i dijë problemet e tyre dhe kemi zgjidhje për ato probleme!

Kryetari i Alternativës, Bekim Sali në emisionin “Zoom” në TVM2 tha se në kuvendin e Maqedonisë do të jetë zëri i qytetarëve ngase siç u shpreh, ai vjen nga qytetarët.
“Jeta ime politike në dhjetë vitet e fundit ka kaluar në komunikim të vazhdueshëm me shumë banorë të këtij vendi, dhe mendoj se i njoh edhe problemet esenciale kemi ofruar edhe zgjidhje konkrete, e kisha mundësinë që të jem një vit ministër i shëndetësisë. Aty bëmë disa lëvizje të mira të shëndosha për gjeneratat e ardhshme në krijimin e kuadrove në Universitetin e Tetovës. Natyrisht atë projekt të cilin e kemi filluar do të mundohem nga pozita e deputetit ta nxis ministrin e ardhshëm të shëndetësisë dhe arsimit që të punojnë në drejtim të shtimit të specializimeve në USHT, për shkak se mendojë se kemi nevojë të krijojmë sa më shumë kuadro, ngase në 15 vitet e fundit kemi patur ikje masovike të kuadrove shëndetësorë nga vendi”, tha Bekim Sali.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *