Lajme Maqedoni e Veriut

Politikat neglizhuese të BDI/Murtezi: Zona e lirë ekonomike në Nikushtak pa parcelë dhe dokumentacion të definuar

Sekretari Organizativ i Alternativës dhe anëtari i kryesisë VLEN, Bashkim Murtezi në podcastin Fol me Nexhat Aqifin në Tv Festa ka folur rreth terminit zonë e krizës për Komunën e Likovës.
Murtezi ka evokuar detyrat e tij për të gjetur dokumentacion se ku trajtohet Komuna e Likovës si zonë krize.
Nga hulumtimet që ka bërë, Murtezi theksoi se askund Komuna e Likovës nuk përmendet si zonë krize.
“ Një ndër detyrat e para të mia në kryesinë e ngushtë të partisë Alternativa në vitin 2022 ka qenë çështja e zonës krizës së Likovës dhe heqja e këtij epiteti për zonën e Likovës në kuadër të institucioneve. Nga hulumtimet dhe përpjekjet që kam bërë në atë kohë më ka rezultuar se si shpallje apo si dokument nuk ekziston askund një deklarim i tillë ose një vendim i cili e shpallë zonën e Likovës zonë krize. Aty ndodh çështja e gjërave të parealizuara për shkak të neglizhencës të politikës shqiptare dhe politikave diskriminuese që janë bërë ndaj shqiptarëve në atë zonë”, deklaroi Murtezi.
Murtezi ka folur edhe për zonën e lirë ekonomike në fshatin Nikushtak të Komunës së Likovës.
Kjo zonë e cila u caktua vetëm me një vendim qeverie, por aspak nuk u definua nga dokumentacionet dhe aktet tjera përcjellëse.
“ Në atë kohë, kam hulumtuar dhe kam kërkuar edhe dokumentacionin për shpalljen e zonës së lirë ekonomike në Nikushtak dhe është fakt se pos një vendimi qeveritar i cili e shpallë zonë të lirë ekonomike një zonë të panjohur në Nikushtak nuk është ndërmarrë asnjë hap. D.m.th. ajo zonë e lirë ekonomike ka rezultuar se nuk ka as parcelë të caktuar se cila është parcela ku është ajo zonë e lirë ekonomike dhe mos të flasim pastaj për aktet e tjera të themelimit të një zone vërtetë të lirë ekonomike. Dhe nëse ju kujtohet periudha kur BDI-ja e ka bërë këtë, ka qenë pikërisht në fushatën zgjedhore. Andaj them se më shumë ka pasur politika simbolike të BDI-së sesa politika reale për mirëqenien e shqiptarëve”, deklaroi Murtezi.
8.16-10.01

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *