Lajme Maqedoni e Veriut

Largimi i Taravarit nga VLEN /Murtezi: Nuk dua të ndalem te çështjet që paraqesin të kaluar, parapëlqej të flas për të ardhmen

Sekretari Organizativ i Alternativës dhe anëtari i kryesisë VLEN, Bashkim Murtezi në podcastin Fol me Nexhat Aqifin në Tv Festa ka komentuar edhe daljen e Arben Taravarit nga Koalicioni VLEN.
Murtezi ka theksuar se nuk ka dëshirë që të ndalet shumë te çështjet që paraqesin të kaluar, ai më shumë parapëlqen që të flas për të ardhmen.
“ Unë nuk do të ndalem shumë te çështjet që paraqesin të kaluar. Parapëlqej të flas dhe të planifikojmë të ardhmen. Për hir të korrektësisë ndaj shikuesve do të përgjigjem edhe në këtë çështje. Si dhe çfarë ndodh, apo si është situata aktuale brenda koalicionit VLEN. Koalicioni VLEN, fillimisht LEN dhe pastaj VLEN u konceptua që të jetë një pandan i BDI-së i politikave të BDI-së dhe të sjell atë ndryshim dhe brenda atij koalicioni filluan të krijohen edhe struktura të përbashkëta. Në një moment të caktuar kur hapet tema e zgjedhjeve lokale zotëri Taravari filloi të paraqes shenjat e para të cilat na bëjnë të dyshojmë edhe në sinqeritetin e tij”, deklaroi Murtezi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *