Lajme Maqedoni e Veriut

Policia e konfirmon, një i vdekur dhe dy të lënduar në rrugën e Plastikave

Policia ka dhënë detaje në lidhje me përleshjen e armatosur në rrugën e Plastikave që ka ndodhur mbrëmë vonë.
Në komunikatën e policisë, konfirmohet se një persona ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur. Bëhet fjalë për Amar Ismanin nga Shkupi.
“Më 26.05.2024 rreth orës 23.40 në SPB Shkup është denoncuar në bulevardin ‘Nikolla Karev’ ka patur të shtëna. Në orën 23.45 nga Spitali i përgjithshëm ‘Naum Ohridski’ është denoncuar se tek ata me lëndime trupore është sjellë T.A (24) nga Shkupi. Në orën 23.51 nga kompleksi i Klinikave ‘Nënë Tereza’ është denoncuar se tek ata le lëndime nga armë zjarri janë sjellur O.B (19) dhe A.I (29), të dy nga Shkupi, ku pas ndihmës së ofruar, në orën 99,45 A.I ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata shtojnë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *