Bekim Sali: Do të angazhohemi maksimalisht për qeverisje ndryshe
Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali bashkë me deputetë të zonës 1 dhe 2, kanë zhvilluar takim me strukturat e VLEN-it për t’ju shprehur mirënjohje për punën dhe mbështetjen në zgjedhjet e 8 majit.
“Bashkë me liderët e VLEN-it, Izet Mexhitin e Arben Taravarin, dhe deputetët e zonës 2, Rijad Shaqirin e Merita Koxhaxhikun, takuam sot strukturat tona të Butelit dhe Shuto Orizares, për t’i falënderuar për angazhimin e tyre në këto zgjedhje historike për shqiptarët e vendit.
Bashkë me ju, ndryshimin e shumëpritur e bëmë realitet! Ju faleminderit!
Do të angazhohemi maksimalisht për qeverisje ndryshe, të pastër e të drejtë, për të mos e zhgënjyer besimin tuaj”, ka shkruar Sali në Facebook.