Murtezani mirëpret në Shkup, kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta

Ministri për Çështje Evropian Orhan Murtezani ka njoftuar se ka mirëpritur në Shkup, kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta.
“Së bashku u nisëm drejt Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për takimin bilateral me Kryeministrin Hristijan Mickoski, në të cilin do të diskutojmë për avancimin e agjendës evropiane.
Në bisedë me Koshtan, kisha mundësinë të sigurohem se Kryetari i Këshillit Evropian vjen me mesazh për mbështetje dhe inkurajim se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian. Njëherit, në emër të Qeverisë, riafirmova qëndrimin tonë se integrimi evropian nuk është vetëm qëllim strategjik, por edhe angazhim vlerash”, ka shkruar Murtezani.