Gashi: Nuk ka arritur ende në Kuvend dorëheqja e Taravarit

Në takimin e rregullt me gazetarët kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, deklaroi se në kuvend ende nuk ka arritur dorëheqje e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari.
Gashi tha se as propozomi I guvernator të ri nuk ka ardhur, ndërsa nuk ka ndonjë informacion për grupet parlamentare.
“Nuk ka ende dorëheqje dhe nuk ka asnjë propozim për guvernator. Nuk kemi ndonjë informacion të ri për grupet parlamentare”, tha Gashi.
Tani për tani, siç theksoi, nuk ka koordinator të ri nga VLEN-i.
“Askush nga VLEN nuk ka qenë i pranishëm në koordinimin e fundit. Në koordinim i thirrim koordinatorët deri sa ata janë zyrtarisht koordinatorë. Kur do të kemi një situatë të re, do ta ftojmë atë që do të jetë koordinator”, ka deklaruar Gashi.