Milloshoski: Më 21-22 qershor pritet të kemi qeveri të re VMRO-VLEN-ZNAM
Antonio Milloshoski në Daily Click në TV21 tha se më së voni në 21-22 qershor do të formohet qeveria e re me në krye VMRO-DPMNE-në, VLEN-in dhe ZNAM. Milloshoski tha se më 6 qershor pritet që presidentja Gordana Siljanovska Davkova t’ia dorëzojë Mickoskit mandatin për formimin e qeverisë së re.
“Atë që e kemi marrë si informacion nga Kabineti i presidentes Siljanovsk-Davkova është që me 6 qershor do t’ia japë mandatin z. Hristijan Mickoskit si kryetar i partisë më të madhe dhe koalicionit me numrin e deputetëve, ndërsa ai do të ketë kohë deri në mesnatën e 25 qershorit për të ofruar përbërjen e qeverisë së re, por pritjet tona janë që propozimi i mandatarit për qeverinë e re do të ndodhë shumë më shpejt. Diku 13-14 qershor presim në Kuvend të arrijë edhe propozimi për përbërjen e re qeverisëse, pastaj Kuvendi ka disa ditë që të rishikojë biografitë dhe të hapet diskutimi për këtë pikë të rendit të ditës dhe pritjet tona janë se diku më së voni deri 21-22 qershor do të kemi zgjedhur qeveri të re”, tha Milloshoski