Më 23 korrik është caktuar seanca kuvendare për votimin e zv. ministrave në RMV
Kuvendi e ka caktuar seancën për zëvendësministra në Qeveri për më 23 korrik, me çka tërësisht do të kompletohej ekipi qeveritar. Siç theksohet në ueb-faqen e Kuvendit, seanca është caktuar për në ora 11, me rend dite prej tre pikave.
Përveç pikën për emërimin e zëvendësministrave, në rend dite është edhe Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore – leximi i parë, me të cilat hiqen drejtorët ekonomikë në institucionet publike shëndetësore dhe spitale dhe verifikimi i mandatit të deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Elfete Ismaili propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Mbrojtjes. Ismaili është ekonomiste e diplomuar. Ajo filloi përvojën e saj të punës në Fondin për rrugët magjistrale dhe rajonale. Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ishte drejtoreshë e Postës GCPC Shkupi 2, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2019 ishte e punësuar në SHA “Posta e Maqedonisë” si bashkëpunëtore e marketingut. Nga viti 2019 deri në vitin 2024 ishte Shoqëruese e personi të udhëzuar në Delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Bruksel, Mbretërinë e Belgjikës.
Astrit Iseini propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Brendshme. Iseini u diplomua në Fakultetin e Edukatës Fizike, Sportit dhe Shëndetit, ndërsa mori titullin Doktor i Shkencave në Kinesiologji, profesor me korrespodencë. Aktualisht është profesor me korrespodencë në Universitetin e Tetovës dhe në Fakultetin e Shkencave Bioteknike në Manastir.
Alain Dereban propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë. Dereban ka diplomë master në Drejtësi në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, me provim të përfunduar të jurisprudencës. Që nga viti 2014 ai ka zyrën e tij të avokatit, e për dy mandate ka qenë këshilltar në Këshillin e Komunës së Strugës.
Nezhdet Mustafa propozohet zëvendësministër në Ministrinë e Marrëdhënieve me Komunitetet. Mustafa është profesor i diplomuar i filozofisë. Nga viti 1996 deri në vitin 2002 ka qenë Kryetar i Komunës së Shuto Orizarës. Më pas ka qenë pjesë e Kuvendit të Maqedonisë si deputet, e nga viti 2006 deri në vitin 2017 u emërua ministër pa portofol – Koordinator kombëtar i Dekadës dhe Strategjisë së romëve.
Zoran Dimitrovski propozohet për zëvendësministër të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Dimitrovski është magjistër i shkencave politike, ndërsa ka shumë vite përvojë pune në media, si kryeredaktor përgjegjës. Nga viti 2020 deri në vitin 2023, Dimitrievski u zgjodh zëvendësministër i vetëqeverisjes lokale.
Viktoria Trajkov propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Çështjeve Evropiane. Trajkov u diplomua në Universitetin Sh. Klimenti i Ohrit Manastir, dhe ka marrë titullin doktor i shkencave ekonomike. Prej vitit 2010 është e punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Dhe nga viti 2019 është zgjedhur docente në Universitetin e Shkupit.
Nikollçe Jankullovski propozohet për zëvendësministër i Financave. Jankullovski është doktor i shkencave ekonomike, dhe aktualisht është profesor i rregullt në Katedrën e agro-ekonomisë në Universitetin Sh. Klimenti i Ohrit” në Manastir. Ka botuar disa publikime vendore dhe ndërkombëtare.
Marjan Risteski propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Risteski është ekonomist i diplomuar, nga viti 2005 deri në vitin 2017 ka qenë kryetar i Komunës së Prilepit. Ai ka marrë disa njohje ndërkombëtare dhe vendore.
Mirosllav Llabudoviq propozohet si zëvendësministër në Ministrinë e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale. Llabudoviq është magjistër në inxhinieri elektroteknikë dhe teknologji informatike. Që nga viti 2022, ai ka qenë menaxher i inxhinierisë në Korporatën Telamon.
Flakron Bexheti propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Bexheti është profesor i shkencave politike në Universitetin Nënë Tereza në Shkup. Ai ka përvojë të gjerë pune në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe aktualisht është udhëheqë i Njësisë së parashtresave dhe propozimeve, Sektori juridik.
Jovica Andovski propozohet për zëvendësministër të Shëndetësisë. Andovski është ekonomist i diplomuar, nga viti 2011 deri në vitin 2017 ka qenë zëvendësministër i Shëndetësisë. Ai ishte U.D. Drejtorit i Sekretariatit të Rrjetit Shëndetësor të Evropës Juglindore, si dhe koordinator kombëtar i SEEHN të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Lulzim Aliu propozohet për zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës. Aliu është doktor i shkencave filologjike. Është profesor i rregullt në lëndën Metodologjia e mësimdhënies së gjuhës shqipe, letërsia për fëmijë në Fakultetin Pedagogjik “Shën Klimenti i Ohrit” Shkup në Universitetin “Sh. Qirili dhe Metodi” – Shkup. Nga viti 2023 deri në vitin 2024 ka qenë prodekan.
Gjoko Vellkovski propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Vellkovski është ekonomist i diplomuar. Ka përvojë shumëvjeçare në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ka qenë Sekretar i Qytetit të Shkupit, ndërsa në Qeverinë e fundit teknike ka qenë ministër Teknik i Punës dhe Politikës Sociale. Nga viti 2013 deri në vitin 2024 ka qenë këshilltar në Këshillin e Komunës së Çairit.
Llaze Jaqimoski propozohet për zëvendësministër i cili do të udhëheqë Ministrinë e Administratës Publike. Jakimoski është profesor me korrespodencë në Fakultetin Juridik – Kërçovë, Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” Manastir. Ka botuar disa publikime vendore dhe ndërkombëtare.
Kaltrina Zekolli Shaqiri propozohet për zëvendësministre të Transportit. Zekolli Shaqiri është doktore e shkencave. Nga viti 2016 deri në vitin 2023 ajo ishte profesoreshë në Universitetin Nënë Tereza, Fakulteti i Shkencave Sociale, e nga viti 2023 deri në vitin 2024 ajo u zgjodh u.d. dekane.
Ane Lashkoska propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Lashkoska u diplomua në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore në Shkup dhe mori titullin inxhinier në kimi. Lashkovska për shumë vite ka qenë deputete e Kuvendit të Maqedonisë .
Safije Sadiki Shaini propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Sportit. Sadiki Shaini është inxhiniere në Informatikë në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku nga viti 2012-2019 ka qenë asistente në informatikë me korrespodencë. Ajo ka qenë deputete në përbërjen parlamentare nga viti 2020 deri në vitin 2024. Që nga viti 2020, ka qenë Asistente e Informatikës në Universitetin Nënë Tereza.