Lajme Maqedoni e Veriut

Kurti reagon për vrasjen e policit në Serbi

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka folur edhe për vrasjen e një polici në Serbi. Kurti ka thënë se organet e sigurisë janë duke grumbulluar informacionet për rastin ku u vra një polic në Lozicë të Serbisë e ku i dyshuar është një kosovar.

Kurti në konferencë për media, ka bërë thirrje që të përcillen komunikatat e Policisë dhe institucioneve në lidhje me këtë rast.

“Nuk kam diçka shtesë, mirëpo organet e sigurisë po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që të përcillni me vëmendje komunikatat e Policisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Jashtme”, ka thënë Kurti.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *