Kryetarët e komunave të Shkupit i kërkojnë Qeverisë t’ia marrë ingerencat Arsovskës
Kryetarët e komunave të Shkupit në mbledhjen e sotme koordinuese morrën vendim që t’i dorëzohet propozim Qeverisë dhe Ministrisë së Mjedisit që t’iu merren ingerencat NP Higjiena KOmunale dhe NP Parqe dhe Gjelbrime.
Siç informoi kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, pas mbledhjes së sotme koordinuese kanë marrë vendim që të kërkojnë dorëzimin e obligimeve të komunave.
“Kërkojmë nga Qeveria që të caktojë një të besuar qeveritar dhe të fillojë procesi i shpërbërjes së këtyre dy ndërmarrjeve publike dhe dorëzimi i obligimeve te komunat”, tha Gjorgjievski.
Toj informoi se në takimin ku është biseduar për gjendjen me qytetin dhe mosfunksionalitetin e ndërmarrjeve kanë marrë pjesë të gjithë kryetarët e komunave të Shkupit, përveç dy kryetarëve që ishin me pushime, por kishin dërguar përfaqësues të tyre.