Lajme Maqedoni e Veriut

Kostadinovska-Stojçevska hante mish bizoni, viçi dhe midhje me paratë e popullit në Vjenë, harxhoi afro 900 euro

VMRO DPMNE akuzon se ish ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska – Stojçevska ka shpërdorur masivisht paratë publike për harxhime personale. Mile Lefkov nga kjo parti denoncon se  gjatë një qëndrimi zyrtar në Vjenë, përveç banesës së paguar 1200 euro për tre ditë, ish ministrja ka ngrënë edhe ushqim luksoz.

“Një nga faturat që Bisera Antoaneta ka dorëzuar në Ministrinë e Kulturës dhe për të cilën ka marrë paratë e shtetit tregon se për një darkë ka shpenzuar 403 euro, atë darkë e kanë paguar qytetarët. Antoaneta darkoi në restorantin luksoz vjenez District dhe në tryezën e saj kishte midhje, fileto bizoni, karpacio viçi, të gjitha të paguara nga populli. Bisera Antoaneta nuk ka kursyer as në restorantin Sole, ku ka paguar 249 euro për një drekë, dhe 212 euro për darkën në të njëjtin restorant. Këtu në menunë e saj kishte ushqim italian. Vetëm për këto tri vizita në restorant Bisera Antoaneta ka paguar 846 euro ose 53.136 mijë denarë.”, thonë nga VMRO.

E pyesim Bisera Antoanetën nëse këto shpenzime ishin të nevojshme? A mund të ishte më lirë? Pse ajo zgjodhi këto restorante? Si e justifikoni koston 3000 euro për një udhëtim 4 ditor në Vjenë?, pyet VMRO DPMNE.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *