Lajme Maqedoni e Veriut

Gashi për kundërshtimet e betimit në gjuhën shqipe: Po bëjnë politikë ditore, nuk bie në nivelin e tyre

Kryetari i ri i Kuvendit nga koalicioni VLEN, Afrim Gashi, tha se po bëhet politikë ditore nga kundërshtarët për betimin e tij gjatë marrjes së detyrës së kryeparlamentarit në seancën konstituive të Kuvendit. Gashi tha se ligjërisht kjo çështje është e pastër, ndërsa refuzoi t’i komentojë kritikat për këtë çështje.

“Përdorimi i gjuhës shqipe në Kuvend është rregulluar shumë kohë më parë, në vitet 2008-2009. Kjo tashmë është politikë ditore. Nuk dua të ulem në atë nivel që t’i komentoj komentet e tilla”, tha Gashi.

Lidhur me ankesën e dorëzuar nga ish-ministrja e Kulturës nga LSDM, tani deputete e kësaj partie, Bisera Konstadinovksa-Stojçevska, Gashi tha se është e drejta e saj që të kundërshtojë përdorimin e gjuhës shqipe dhe do të pritet vendimi i institucioneve.

“Është e drejtë e çdo qytetari, le të dërgojë parashtresë, le të shohim”, deklaroi Gashi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *