Gashi: Do ta kthejmë Kuvendin në institucionin më të respektuar
Kryetari i ri i Kuvendit, Afrim Gashi, tha se gjatë mandatit të tij do të punojë që Kuvendi ta ketë edhe praktikisht rolin e lartë politik të cilin e gëzon me kushtetutë. Në emisionin “Top Tema” në TV Telma, Gashi tha se duhet të kthehet besimi i qytetarëve në këtë institucion.
“Unë dua që ta kthejmë besimin e qytetarëve te Kuvendi. Siç është në Kushtetutë, dua që Kuvendi të jetë institucioni më i respektuar në shtet. Dhe besoj, shumë besoj dhe jam i bindur se do të arrijmë suksese të mëdha”, tha Gashi.
Ai tha se bashkë me partitë politike, mediat dhe organizatat joqeveritare do të punojë që Kuvendi të jetë arenë kryesore e debatit politik dhe shoqëror në vend.
“Do ta hapim Kuvendin. Do të jetë agorë e demokracisë, e debateve. Kjo është ëndrra ime për Kuvendin. Varet nga shumë njerëz, jo vetëm nga ne, por më së shumti nga dhe ne do të japim maksimumin”, deklaroi Gashi.