(FOTO) E hequr 5 vite më parë – çfarë ka mbetur nga gardhi i shtrenjtë para Qeverisë?
Në seancën e djeshme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për kthimin e gardhit metalik rreth ndërtesës së Qeverisë të cilën e kishte hequr LSDM-ja kur kishte ardhur në pushtet.
Drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkët, Ivica Tomovski, në profilin e tij në Facebook ka publikuar fotografi të rrethojës, e cila sipas tij është në “gjendje të palakmueshme”, por ka paralajmëruar përpjekje për ta kthyer në “vendin e duhur”.
“Rrethoja është në gjendje të palakmueshme siç shihet edhe nga fotot. Ajo që bie veçanërisht në sy është pakujdesia ndaj pronës shtetërore. SHPP do të bëjë përpjekje me forcat e veta për ta vendosur gardhin në vendin e duhur në kohën më të shkurtër të mundshme”, thuhet në postimin e Tomovskit në Facebook.
Gardhi që ishte vendosur në vitin 2015, në kohën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, kur kishin filluar protesta anti-qeveritare. U hoq në vitin 2019, nga Zoran Zaev, si simbolikë që objekti i Qeverisë të ishte i hapur për qytetarët.