Lajme Maqedoni e Veriut Top

Edhe Prof. dr. Süleyman Bakı e përjetoi fatin e njëjtë sikurse Bujar Osmani, nuk arriti të bëhet deputet

Bartësi i njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki, megjithatë nuk arriti që të marrë votat e nevojshme për të fituar një mandat katër vjeçar në legjislativin e vendit.

Gjatë fushatës për zgjedhjet e dyfishta, Baki para banorëve të zonës zgjedhore numër 3 u zotua se bashkë me Frontin Europian do të korrin fitore si më 24 prill po ashtu edhe më 8 maj.

Baki vjen nga Lëvizjes e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci dhe u bë pjesë e Frontit Europian të udhëhequr nga BDI.
Vite më parë edhe Bujar Osmani pati pretenduar për ta fituar postin e deputetit në këtë zonë, por pa sukses. (Alfax.mk)

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *