“Do të shkoni në opozitë dhe do luani valle bile”
Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në një postim në rrjetin social facebook, sot i ka komentuar kërcënimet e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, se “loja ende s’ka filluar”.
“Fjalitë ‘Loja ende s’ka filluar’ mund t’i lexojnë si kërcënime vetëm ata që nuk e njohin mallin dhe që mendojnë se kjo është lojë fëmijësh me valixhe në dorë.
Por, kjo nuk është lojë dhe ajo fjali nuk ka asnjë peshë kërcënimi për një arsye të thjeshtë – se ato vijnë nga njeriu që e ka dertin e shpëtimit të vetes së tij, të nipit të Soravisë dhe të shpurës së tij të korruptuar e të kriminalizuar, që mezi presin ta braktisin.
Do të shkoni në opozitë dhe do luani valle bile”, ka shkruar Ibrahimi. (alfax.mk)