Lajme Maqedoni e Veriut

Rritet numri i fëmijëve në kopshte dhe qendrat për zhvillim të hershëm

  • 12 June 2024
  • 0 Comments

Në vitin 2023, sipas gjendjes së 30 shtatorit, në institucionet e përkujdesit dhe edukimit të fëmijëve, pra në kopshte dhe qendra për zhvillimin e hershëm të fëmijërisë janë regjistruar 37.804 fëmijë, që paraqet rritje prej 5.2% krahasuar me vitin 2022, sipas të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave (ESSH) Ky numër në vitin 2022 ishte […]

Lajme Maqedoni e Veriut

Kaos deklaratash në Frontin opozitar, s’dihet se kush çka flet: Janë apo s’janë bashkë?!

  • 12 June 2024
  • 0 Comments

Derisa u paraqiten mospajtimet e para brenda Frontin Europian për atë se pse u votua PRO ligjit për organizim të ministrive, si duket qëndrime të kundërta ka edhe brenda ASH-së, krahu i Selës. Deputeti Elmi Aziri e kritikoi ashpër vendimin që t’i jepet mbështetje një ligji të propozuar nga VMRO DPMNE, pasi siç shtoi Komisionin […]

Lajme Maqedoni e Veriut

SHBA dhe Franca kërkojnë që Qeveria e re e RMV-së të mbajë fokusin në rrugën drejt BE-së

  • 12 June 2024
  • 0 Comments

SHBA-të dhe Franca i kanë bërë thirrje Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut që të mbajë fokusin në rrugën drejt BE-së. Ky mesazh është dhënë në takimin në mes delegacioneve të udhëhequra nga presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti francez Emanuel Macron, që u mbajt në Francë. Siç njoftojnë nga Shtëpia e Bardhë, SHBA-të […]

Lajme Maqedoni e Veriut

Elmi Aziri: Komisioni ad hok i BDI-së, punë JOSERIOZE

  • 11 June 2024
  • 0 Comments

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët të Zijadin Selës Elmi Aziri, ka quajtur idenë e BDI-së për komision Ad-hok për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë si punë jo serioze. Sipas tij, kjo nuk paraqet asgjë, pasi siç thekson, përveç institucioneve në nivel shtetëror, përfaqësimin e drejtë e kontrollojnë edhe disa komisione të kuvendit. “Ne nuk u […]

Lajme Maqedoni e Veriut

Ambasadori italian i përcolli Afrim Gashit urimet e presidentit të Senatit të Italisë

  • 11 June 2024
  • 0 Comments

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë, Andrea Silvestrin. Siç thuhet në postimin e tij, Gashi e ka falënderuar Italinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj procesit integrues të Maqedonisë së Veriut. Ambasadori italian, nga ana tjetër, i përcolli Gashit urimet e homologut të tij italian, presidentit të Senatit Ignazio […]

Lajme Maqedoni e Veriut

Përbërja e re e qeverisë së bashku me programin e punës, më 17 qershor dorëzohet në Kuvend

  • 11 June 2024
  • 0 Comments

Hristijan Mickoski në cilësinë e mandatarit më 17 qershor do të dorëzon në Kuvend propozimin mbi përbërjen e kabinetit të ardhshëm Qeveritarë. Ndonëse deri në zgjedhjen e Qeverisë ka të paktën edhe 10 ditë, adresat ku do të sistemohen ministritë e reja akoma nuk dihen. VMRO-DPMNE-ja shpreson që deri në zgjedhjen e organit ekzekutiv do […]

Lajme Maqedoni e Veriut

Milloshovski shuan shpresat e Frontit: Nuk kemi diskutuar për koalicionim me ta

  • 11 June 2024
  • 0 Comments

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antoni Milloshovski për Gazetën Express mohon të ketë pasur ndonjë takim mes përfaqësuesve të VMRO-së dhe Frontit Europian. Ai për Gazetën Express thotë se çështja e koalicionit qeverisës është kryer dhe se propozimi për qeverinë e re mes VMRO-VLEN-ZNAM, do të dorëzohet në Kuvend më 17 qershor. Milloshovski hedh poshtë të gjitha […]

Lajme Shqipëri

Gjykata e Apelit rrëzon Bashën, i jep vulën e PD-së ish-kryeministrit Sali Berisha

  • 11 June 2024
  • 0 Comments

Merr fund dilema! Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur që t’i kthejë ish-kryeministrit Sali Berisha vulën e PD-së. Apeli vendosi që të mospranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, duke njohur Rithemelimin si PD zyrtare. Trupa e përbërë nga treshja gjyqtare me relatore Alma Ahmeti, ndërsa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro […]

Lajme Maqedoni e Veriut

Aksident në Shkup, makina përplaset për shtyllën elektrike

  • 11 June 2024
  • 0 Comments

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë vonë në Shkup. Sipas informacioneve të TV21, një BMW me targa të Shkupit është përplasur në shtyllë në bulevardin Boris Trajkovski në Kisella Vodë. Sipas informacioneve fillestare, shoferi i cili drejtonte veturën ka pësuar lëndime të rënda dhe me urgjencë është transferuar në klinikat e Shkupit. Për […]