Lajme Maqedoni e Veriut

Ambasadori italian i përcolli Afrim Gashit urimet e presidentit të Senatit të Italisë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë, Andrea Silvestrin. Siç thuhet në postimin e tij, Gashi e ka falënderuar Italinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj procesit integrues të Maqedonisë së Veriut.

Ambasadori italian, nga ana tjetër, i përcolli Gashit urimet e homologut të tij italian, presidentit të Senatit Ignazio La Rusa, për zgjedhjen në krye të Kuvendit.

“Kisha nderin ta mirëpres sot ambasadorin italian në vend, Sh. T. Andrea Silvestri. I shpreha kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh dhe i potencova se e vlerësoj lart bashkëpunimin me Italinë, vend që është mbështetës i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimeve evropiane.

E njoftova ambasadorin se, si kryetar i përgjegjshëm i Kuvendit, do të mbetem i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend. Biseduam për agjendën legjislative të Kuvendit, fokusin në integrimin evropian të vendit dhe rolin e Kuvendit në këtë proces, ruajtjen e një marrëdhënieje konstruktive dhe miqësore me të gjithë fqinjët dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit me vendet e të gjithë rajonit.

E falënderova ambasadorin për urimet e tij dhe të presidentit të Senatit italian, Ignazio La Rusa, të cilat m’i përcolli”, publikoi Gashi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *