Lajme Shqipëri

Gjykata e Apelit rrëzon Bashën, i jep vulën e PD-së ish-kryeministrit Sali Berisha

Merr fund dilema! Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur që t’i kthejë ish-kryeministrit Sali Berisha vulën e PD-së.

Apeli vendosi që të mospranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, duke njohur Rithemelimin si PD zyrtare. Trupa e përbërë nga treshja gjyqtare me relatore Alma Ahmeti, ndërsa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro njohu vendimin e Agron Zhukrit, që kishte vendosur që vula t’i jepej Berishës.

Sali Berisha ndodhet në ‘arrest shtëpie’, që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *