Lajme Maqedoni e Veriut

Bastisje në Shkup, kapet dileri i kokainit i kërkuar me fletëarrest

Me datë 30.07.2024 në fshatin Straçincë të Shkupit, zyrtarë policorë nga Njësiti për trafikim të narkotikëve në Departamentin e policisë kriminale, së bashku me Njësinë për trafikim të drogave në SPB Shkup dhe Njësinë speciale kundër terrorizmit Tigrat, kanë arrestuar 33 vjeçarin nga fshati Straçincë, i cili ishte në kërkim me urdhër të Gjykatës Themelore e Shkupit e cila ka marrë vendim për ndalimin e tij. Në të njëjtën kohë, atij iu gjet dhe sekuestrua kokainë.

“Me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, është kontrolluar vendbanimi i tij, gjatë të cilit janë gjetur sende të cilat dyshohet se janë nga vepra penale. Personi është dorëzuar në Stacionin Policor Gazi Babë, nga ku është dërguar në Burgun e Shkupit për mbajtje të masës së paraburgimit. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës nga neni 215 i Kodit Penal”, njofton Ministria e Brendshme.

Për trafikim me drogë të këtij lloji, varësisht se çfarë provash do të siguroja prokuroria kundër shkupjanit, parashikohen dënime me burg prej të paktën tre vitesh e deri në dhjetë vite burg.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *