Lajme Maqedoni e Veriut

A keni pasur ofertë të ikni nga Koalicioni VLEN / Gashi: Ata që më njohin e dinë se as që guxon dikush të më bëjë ofertë të tillë

Afrim Gashi, Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut në emisionin debativ 24 Analiza për TV 24 ka folur rreth spekulimeve për të ikur nga Koalicioni VLEN.
Gashi, ka theksuar se ata që e njohin e dinë mirë se as që guxon dikush ti bëjë ofertë të tillë.
“ Jo. Jo. Nuk kam oferta të tilla. Njerëzit që më njohin e dinë që as që guxojnë të më ofrojnë oferta të tilla. Kështu që, kishte disa paralajmërime në portale. Kishte disa spine në mediume, në portale. Dhe pash se disa anëtarë, miq të mi ishin të shqetësuar dhe më pyetën. Kur e pash se më shumë njerëz po më pyesin ata që nuk më njohin, ata që më njohin nuk më pyesin. Me rëndësi është që të jeni me principe dhe me dinjitet në qëndrimet dhe vlerat tuaja që i mbroni. A jeni kryetar, deputet, opozitë, qytetar, njeri i thjeshtë për mua është e njëjtë” ,tha midis tjerash Gashi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *