Ministri i shëndetësisë do të jetë nga VLEN/ Gashi: Ju jeni më të informuar se unë

Afrim Gashi, Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut në emisionin debativ 24 Analiza për TV 24 ka folur rreth ministrit të ri të shëndetësisë i cili do t`i takoje VLEN-it.
Gashi ka theksuar se Koalicioni VLEN është duke ecur fuqishëm drejtë shndërrimit në një subjekt politik në të cilin ai nuk është as anëtarë i kryesisë dhe as që ka drejtë të jetë anëtarë.
Për këtë arsye edhe është i painformuar rreth emrave të mundshëm për ministër të shëndetësisë.
“ Sigurisht, ashtu si e dini, VLEN po ecë fuqishëm drejtë homogjenizimit ose shndërrimit të një subjekti politik. Tashmë kemi kryesi, organe qëndrore. Shumë shpejt mendoj se do të ketë edhe kryetar. Unë nuk jam pjesë e asaj kryesie. Ju jeni më të informuara se unë. Unë ju them se nuk kam informacion të tillë. Nuk kam marrë pjesë në takimet e kryesisë së VLEN. Nuk jam anëtarë dhe nuk kam të drejtë të jam.”, tha midis tjerash Gashi.