Lajme Maqedoni e Veriut

Gashi: Ne nuk ia ngjitëm Taravarin BDI-së, por ai iu ngjit vet!

Afrim Gashi, Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut në emisionin debativ 24 Analiza për TV 24 i pyetur se a e përjashtuat qëllimisht Taravarin nga Qeveria, ai ka theksuar se Taravari vet ka vendosur ti bashkohet BDI-së.
Sipas Gashit, këto informacione janë publike të transmetuara në mediume dhe në bazë të informacioneve të tilla është edhe kjo përgjigje.
“ Ju thash se ajo bie në pjesën e vendimeve që i sjell kryesia e VLEN. Bashkëpunimin me BDI-në e ka vendosur zoti Taravari. Unë nuk mund të dëshmoj. Unë jua them atë që ju po e përsërisni që ishte e transmetuar në media. Askënd për asgjë nuk e kemi ngjitur. Ato janë informacione publike, të gjithë i dinë. Nuk ka këtu çka të ngjisim. Ajo është vendim midis liderëve të VLEN dhe kryeministrit bashkërisht janë ulur dhe janë marrë vesh si do të vazhdojmë më andej, a do të duhet të forcohet besimi. Besimi a është njëra prej parimeve të rëndësishme e udhëheqjes së këtij koalicioni? Deri më tani mundem të ju dëshmoj relacionet midis partnerëve të koalicionit kanë qenë të shkëlqyera në harmoni të plotë” ,tha midis tjerash Gashi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *