Lajme Maqedoni e Veriut

KSHZ: Dalja në votime deri në 9:00 është 7.22%

Sot në ora 7 të mëngjesit ka filluar rivotimi për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotimet në njësinë zgjedhore 5 dhe 6.

Siç njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, deri në orën 09:00, nga gjithsej 4.514 votues të regjistruar në vendvotime, kanë votuar 326 ose 7.22%.

Në vendvotimin 2101 në Zhelinë kanë votuar 101 zgjedhës, pra 10.17%.

Në vendvotimin 1194 në Krushevë kanë votuar 57 votues ose 12,15%.

Në vendvotimin 1202 në Krushevë kanë votuar 22 votues, gjegjësisht 7,38%.

Në vendvotimin 1272 në Ohër kanë votuar 54 votues ose 7,59%.

Në vendvotimin 1470 në Dollneni kanë votuar 22 votues ose 3,34%.

Në vendvotimin 1470/1 në Dollneni kanë votuar 14 votues ose 2,22%.

Në vendvotimin 1844 në Strugë kanë votuar 56 votues ose 7,44%.

Krahasuar me votimin e 8 majit 2024 deri në orën 09:00, ky rivotim tregon rritje të pjesëmarrjes për 4,07% në këto vendvotime, sipas KSHZ-së.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *