Bilall Kasami: Ali, Artan dhe Talat, stadiumi do ndërtohet!
Menjëherë pas vendimit të Qeverisë për ndërprerjen e punimeve në Stadiumin e Tetovës, ka reaguar kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Ai ka thënë se megjithatë stadiumi do të ndërtohet.
Reagimi i plotë i Bilall Kasamit:
“Ali, Artan dhe Talat, stadiumi do ndërtohet!
Pas shkatërrimit 8 vjeçar që ia bën tetovarëve, qeveria në ikje vazhdon edhe më tej të dëmtojë Tetovën dhe qytetarët e saj. Këtë here duke sjell vendim për ndërprerjen e punimeve në stadiumin e qytetit të Tetovës. Edhe njëherë dëshmuat se kush jeni ju, dëshmuat se vetëm dëm i keni bërë këtij vendi!
Ditët i keni të numëruara, me vendime të tilla nuk na ndaloni të punojmë për qytetarët tanë. Stadiumi do bëhet, pavarësisht se nuk ju vjen mirë juve, qeveria e punës po vjen, Tetova dhe gjithë qytetet e vendit do ndërtohen dhe zhvillohen siç iu ka hije!
Regjimi po ikën!”