Zv/kryemnistrja Gërkovska: Grubi nuk mbushet me mend, vazhdon të keqpërdor veturat zyrtare

Kur ka prova se është shkelur Kodi i Etikës ndërmerren masa, ndërsa deri më tani nuk kemi asnjë provë. Kështu thotë zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska duke u përgjigjur në pyetjen se a do të nisin procedurë për politikanët, më saktë kandidatët për president, të cilët përdornin automjete zyrtare për të shkuar për t’u nënshkruar për kandidaturë.
Sa i përket paralajmërimeve për përdorimin e veturave zyrtare, Gërkovska mendon se ka ndryshim të dukshëm tek zyrtarët në aspekt pozitiv, përveçse në një rast, e ai është rasti me zv/kryeministrin Artan Grubi.
“Vetëm për rastin e Artan Grubit kemi ardhur në një situatë, për shkak të dy paralajmërimeve për shkelje të kodit të etikës, kemi dërguar një letër kryeministrit, i cili duhet të vendosë se cila do të jetë masa që do ta shqiptojë në bazë të Kodit etik dhe po them sërish duhet gjetur një zgjidhje ligjore”, tha Sllavica Gërkovska – zv/kryeministre për Qeverisje të Mirë