ZNAM-i vazhdon të “ngacmohet” me çështjen e balancuesit
Çështja e “Balancuesit” është punë e kryer. Kështu ka deklaruar ministri i Administratës, Goran Minçev nga partia Znam.
Ai është decid duke thënë se nuk është duke provokuar por se po mundohet ta ndjek ligjin.
“Nuk ekziston asgjë me qëllim. Ose do të respektohet ligji ose jo. Si ministër jam i detyruar ta respektojë ligjin. Qartë është neni i cili ka të bëj me popullatën rezidente në territorin e Maqedonisë së Veriut që do të jenë në formulën për përllogaritjen e të ashtu quajturit ‘balancues’. Ta përsëris tema është e mbyllur dhe arkivuar”, ka thënë ministri Mançev.
Kujtojmë se VLEN reagoi ashpër pas vendimit të ministrit Minçev me të cilin ulet përfaqësimi i shqiptarëve në administratë.