Zijadin Sela nis t’i fyeje deputët turq të Frontit, i quan mongol

Me afrimin e zgjedhjeve lokale, gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë fotografia në Frontin Evropian ku bënë pjesë edhe Zijadin Sela i Livadhisë: Strugën, Ali Ahmeti nuk e lëshon për Zijadin Selën.
Jozyrtarisht mësojmë se ka pakënaqësi të shumta në Frontin Evropian ndaj qasjes publike të Zijadin Selës dhe ekipit të tij, sidomos ndaj deputetëve të pakicave turke në këtë Kuvend. Javën e kaluar në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim ka pasur një takim midis liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe deputetëve turq të Frontit Evropian ku e kanë kërcënuar Ali Ahmetin për largim prej Frontit nëse nuk e ndal Zijadin Selën dhe ekipin e tij ndaj fyerjeve dhe ofendimeve të turqve.
Sic duket Ali Ahmeti pakënaqësinë e turqve do ta përdorë si alibi dhe do ta lëshoje në ujë Zijadin Selën dhe në këtë mënyrë nuk do ta lejoje të garoje për qytetin e Strugës.
Zijadin Sela, i vetëdijshëm për këtë gjë shfryen mllefin e tij përmes meganofonit të partisë, ose shërbëtorit të Krenar Llogës, Arben Zeqirit, duke i ofenduar turqit si mongol.
A ka zë në Frontin opozitar shqiptar që dënon këto fyerje të Selës dhe ekipit të tij ndaj deputetëve turq të Frontit?!