Zeqirija Ibrahimi: Qeveria e re solli politikan të pakorruptuar
Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës në intervistën e tij për Click Plus në pyetjen se cili është ndryshimi i parë që solli kjo qeveri, tha midis tjerash se qeveria e re solli politikan të pakorruptuar.
“ Ka plot sende që mund ti them si e para, por mund që ju them që nuk kemi asnjë politikan të korruptuar në skenë. Kjo gjë mendoj se është mjaftueshëm e rëndësishme për shkak se gjatë dy dekadave të kaluara, qytetarët kanë qenë të mërzitur shumë kur kanë pasur politikan për të cilët është folur gjerësisht në media se kanë afera të korrupsionit në punën e tyre”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.