Zejd Rexhepi e le pa punë Artan Grubin, ia merr detyrën e përkthyesit

BDI dhe Lëvizja Populli kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.
Këta dy subjekte promovuan të ashtuquajturin “Front Europian”, për të cilin thanë se do të zgjerohet edhe me parti tjera.
Pas përfundimit të fjalimeve të dy kryetarëve kishte pyetje nga gazetarët ndërsa ajo që u vërejt ishte edhe asistimi i Zejd Rexhepit në përkthimin e pyetjeve nga gjuha maqedonase për Ali Ahmetin. Siç dihet këtë detyrë deri tani e ka ushtruar Artan Grubi.