Lajme Maqedoni e Veriut

VMRO-DPMNE: Me pagat e drejtorëve ekonomik do të përmirësohen shërbimet shëndetësore

Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE, thotë se Qeveria e RMV-së shfuqizoi drejtorët ekonomikë në institucionet shëndetësore dhe se këto para do të shkojnë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

“Me heqjen e drejtorëve ekonomikë, hiqet dualizmi në shëndetësi, por përmirësohet edhe efikasiteti”.

“Me vendosjen e sistemit prej një drejtori do të ulen kostot administrative dhe fondet do të drejtohen për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, dje qeveria vendosi që në institucionet shëndetësore të mos ketë drejtor ekonomikë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *