Lajme Maqedoni e Veriut Top

VLEN: Qeverisja LSDM-BDI e ka larguar shumë vendin nga BE-ja

VLEN përmes një komunikate ka akuzuar BDI-në dhe LSDM-në se qeverisja e tyre e ka larguar vendin shumë nga BE-ja.

“LSDM dhe BDI janë si vëllezër në iluzionet e tyre. Njëri beson se ka monopol mbi agjendën euroatlantike, tjetri se ka monopol mbi partneritetin strategjik me SHBA. As njëra, as tjetra nuk janë të vërteta. Deri dje, LSDM deklaronte se për qeverinë e re, BE-ja nuk ishte prioritet, ndërsa tani na akuzojnë se kemi pranuar “agjendën e tyre” të reformave”, thonë nga VLEN-i.

Çfarë është e vërtetë, njëra apo tjetra?, pyesin nga VLEN-i.

“BDI, megjithëse priti Lavrovin në Shkup, para zgjedhjeve kërkonte të thuhej JO për Rusinë. Ali Ahmeti i gënjente satelitët e tij se SHBA nuk do të lejonte që BDI të mos ishte pjesë e koalicionit qeverisës. Jo vetëm që shumica e shqiptarëve u thanë JO në zgjedhje, por tani ua tërheqin veshët si Miushit Miki për planet e tyre për të nxitur tensione. Prandaj, është koha që LSDM dhe BDI të dalin nga filmi i rremë në të cilin jetojnë. Ne nuk jemi si ata që të përvetësojmë qëllime strategjike nacionale që për nga natyra e rëndësisë tejkalojnë mandatin e një Qeverie”, thonë nga VLEN-i.

Nga atje shtojnë se pushtetit të kaluar, siç shprehen, u dhemb që do të ketë reforma në drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit..

“Agjenda jonë reformuese është një konfirmim i drejtpërdrejtë se ne po punojmë për të dinamizuar anëtarësimin e plotë në BE. Kjo u dhemb atyre. Ashtu siç u dhemb që do të ketë reforma në drejtësi për të eliminuar “mykun” dhe ne do të zbatojmë luftë të pakompromis kundër korrupsionit”, shtojnë nga atje.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *