Lajme Maqedoni e Veriut

VLEN: Na vjen keq që BDI dhe Fronti nuk dolën nga interesat e ngushta partiake dhe të votojnë për Afrim Gashin kryetar të kuvendit

Me 76 vota për në Kuvendin e Maqedonisë është zgjedhur kryetar i kuvendit Afrim Gashi nga koalicioni VLEN, ndërsa ishte propozim i 75 deputetëve.
Nga ky koalicion thonë se ju vjen keq që BDI me frontin e saj, ikën nga mundësia që të dëshmojnë se janë për kandidat shqiptar, ashtu siç, sipas tyre, kanë pretenduar për vite të tëra se angazhohen për përfaqësim të lartë të shqiptarëve në institucionet më të larta të shtetit.
“Ajo dhe fronti i saj nuk arritën të dalin nga interesat e ngushta partiake, duke dëshmuar se ata nuk kujdesen për shqiptarët, por kujdesen vetëm për pushtetin e tyre të ndërtuar me korrupsion, tashmë të personifikuar me emrin e qendrës tregtare “Soravia”.
Përveç kësaj, qëndrimi i tillë është shenjë e keqe se ata duke dashur të shkaktojnë destabilizim të institucioneve, po e rrezikojnë edhe agjendën europiane, për të cilat gjoja janë angazhuar në vitet e tyre të politikës.
Sidoqoftë, lajmi i mirë është se Afrim Gashi do të jetë kryetari më legjitim i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i zgjedhur me shumicë të lartë, që flet për mbështetje të madhe politike dhe shoqërore dhe ai do të jetë drejtues i kuvendit republikan, duke garantuar respektim të së drejtës së mendimit të lirë dhe qëndrimit politik për secili deputet të popullit”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *