VLEN: Interpelaca për kryetarin e Kuvendit është një eksperiment kundër NATO-s
Interpelancën kundër kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut koalicioni VLEN e ka quajtur se bëhet me qëllimin për të shkarkuar tërmet politik dhe se e njëjta është një eksperiment kundër NATO-s.
Nga VLEN theksuan se në interpelacën për kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, ka elemente të nevojshme eksperimenti.
“Kërkohet një motiv, siç ishte incidenti në aeroport. Më pas, krijohet në mënyrë të koordinuar një histeri në publik, e më vonë në mënyrë pompëzuesë kërkohet përgjegjësi politike. Ndërtohet një konstrukt rreth sigurisë së Kryetarit të Kuvendit”, thanë nga VLEN.
Ata theksuan se qëllimi sigurisht që nuk është mbrojtja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën ose e Marrëveshjes së Ohrit.
“Qëllimi është të shkaktohet një tërmet politik. Pse? Për të testuar shumicën qeveritare dhe për të parë nëse opozita mund të gjejë një interes të përbashkët për të vepruar së bashku”, thanë nga VLEN.
Ky reagim vjen pasi më 6 gusht 2024 partia E Majta (Levica) dorëzoi interpelancë për punën e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashit, nxitur nga incidenti me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin në Aeroportin e Shkupit.
Ai tha se pret që interpelanca të jetë në rend dite të seancës pas pushimeve verore, gjegjësisht në fillim të shtatorit, ndërsa interpelanca bazohet në shtatë pika të cilat janë të shpjeguara në dhjetë faqe.
“Dy pikat e para i referohen shkeljes së laicitetit të shtetit me lutjen në grup në Kuvend nga Gashi dhe shkeljes së rregullave diplomatike për sigurimin e VIP-ave me incidentin në Aeroportin e Shkupit pesë ditë më parë ku ishte përfshirë shefi i sigurimit të Gashit”, tha Apasiev.
Ndërsa LSDM-ja kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të Gashit.
“Ky rast nuk mund të konsiderohet i mbyllur derisa të gjithë të përfshirët të mos mbahen përgjegjës. Institucionet janë të detyruara të nisin procedurat menjëherë. I propozojmë Mickoskit që në vend që të ofrohet të jetë përcjellës i VIP-ave në aeroportin e Shkupit, të sigurojë respektimin e të drejtës që po e nxjerr nga goja. Gashi le të përgjigjet për rastin”, thanë nga LSDM.
Nga ana tjetër, grupi parlamentar i VMRO–DPMNE-së nuk konsideron se është i nevojshëm zëvendësimi i kryetarit të Kuvendit, nga ku thonë se përgjegjësia është lokalizuar dhe se institucionet asnjëherë më parë nuk kanë marrë masa kaq urgjente.
“Përpjekjet e LSDM-së-së, BDI-së dhe të Majtës për të fituar pikë politike në këtë temë nuk na befasojnë dhe presim përpjekje të tilla e të ngjashme për sjellje devijante nga ana e tyre në të ardhmen. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka dhënë një mesazh të qartë se askush nuk është mbi ligjin. VMRO-DPMNE dënon dhe do të dënojë çdo veprim jashtë ligjit dhe që prish rendin, të gjithë do të jenë të bindur se ligjet do të vlejnë njësoj për të gjithë”, thuhet në reagimin e grupit parlamentar të VMRO-së.