Vizitë pune e Ministrit për Çështje Evropiane në Budapest
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, me ftesë të Ministrit për Çështje Evropiane të Hungarisë, Janosh Boka, sot qëndron për vizitë pune në Hungari.
Në takimin në Budapest është paraparë të shqyrtohen mundësitë për avancimin e procesit të aderimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, gjatë kryesisë aktuale të Hungarisë me Këshillin e BE-së.
Gjithashtu do të diskutohet për bashkëpunimin bilateral dhe thellimin e tij përmes projekteve të përbashkëta, si dhe për Planin e Rritjes dhe Agjendën e Reformave dhe nismat rajonale.