Ulet numri i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme

Në shtatë vitet e fundit, për rreth 17 mijë nxënës është ulur numri i nxënësve të shkollave fillore dhe atyre të mesme në Maqedoninë e Veriut. Këtë e bëri të ditur sot Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke u përgjigjur në pyetjen e Alsat. Sipas Janevskes, arsyet e uljes së numrit të nxënësve kanë qenë të ndryshme por kryesisht e bashkimit familjarë jashtë shtetit. Sipas Ministres Janevska, numri i nxënësve është ulur konstant gjatë gjithë vitit shkollor e jo vetëm në fillim të vitit shkollor.