Themelimi i degës së Alternativës në Studeniçan: Ali Abdullahu zgjidhet kryetar
Sonte, në selinë qendrore të Alternativës, u themelua Kuvendi i Degës së partisë për komunën e Studeniçanit. Ky hap synon të forcojë praninë e partisë në nivel lokal dhe të adresojë në mënyrë efektive çështjet që prekin banorët e Studeniçanit. Pas një procesi votimi demokratik gjatë takimit, Ali Abdullahu u zgjodh kryetar i degës, duke marrë besimin dhe mbështetjen e të pranishmëve për të udhëhequr aktivitetet dhe angazhimet e partisë në këtë zonë.
Alternativa do të vazhdojë ristrukturimin e degëve në nivel republikan, duke integruar profesionistë të dëshmuar nga të gjitha fushat, me qëllim forcimin e mëtejshëm të organizatës dhe përfaqësimit cilësor në të gjitha nivelet.