Lajme Maqedoni e Veriut

Të shtënat në Çair, i plagosur është një 31 vjeçar

Një tridhjetë e një vjeçar nga Shkupi (D. B.) është plagosur në shkëmbimin e zjarrit të mbrëmshëm në Çair të Shkupit.

Siç informojnë mëngjesin e sotëm nga MPB-ja, mbrëmë para orës 22, ai është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Naumi Ohrit”, pasi ka pësuar lëndim me armë zjarri.

Ministria e Brendshme po merr masa për zbardhjen e rastit.

Duke cituar burime në MPB, “Fokus” bëri të ditur dje se një person është ndaluar pas të shtënave të mbrëmshme. Në njoftimin e MPB-së, nga ana tjetër, nuk përmendet asnjë informacion për një person të mundshëm të ndaluar në lidhje me rastin.

Kujtojmë se më 5 korrik u vra një burrë moshë rreth 40 vjeç. Sipas SPB Tetovë ndaj personit është shtënë derisa ka qenë në automjet. Dyshohet se vrasja ka të bëjë me rastin e krismave që ndodhën më 11 janar 2024 ku para Spitalit të Tetovës me armë zjarri u plagosën dy vëllezër, njëri prej të cilëve ndërroi jetë disa ditë më vonë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *